Gjithçka nisi në vitin 2010, jo si një plan biznesi, por si një ëndërr e përbashkët familjare. Hapat e parë i hodhëm në një market të vogël lagjeje, ku çdo ditë puna ndahej mes pjesëtarëve të familjes sonë me një qëllim të thjeshtë: t’u shërbenim fqinjëve tanë me buzëqeshje, ndershmëri dhe cilësi.
Vit pas viti, besimi i klientëve tanë na rriti. Nga ai dyqan i vogël, ne u kthyem në AlbMarket, një emër që mishëron identitetin tonë: Albanian Market, marketi shqiptar. Megjithëse jemi zgjeruar dhe konsoliduar në treg, zemra e kompanisë sonë ka mbetur po ajo.
Për ne, ushqimi nuk është thjesht furnizim; është kujtim, kulturë dhe dashuri.